Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (I)

by Te Sheshi
26/10/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A

Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i ka ftuar udhëheqësit e shteteve për krijimin e një kryeqendre të re botërore, pra, për shpalljen e kryeqytetit të botës: Stambollit! Richard Falk thekson se Stambolli i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryeqendra e botës, pasi është “një nga pikat më të preferuara turistike të botës”, përbën një “vend të sigurt dhe të pranueshëm për t’u zhvilluar takime delikate diplomatike në rang botëror”, si dhe ka fituar vlerësimin e zhvillimit të madh ekonomik dhe politik në një periudhë kur shumë vende të tjera, edhe pse superfuqi, e kanë humbur atë. Falk pretendon se Turqia kombinon dhe paralelizon në harmoni elementin fetar dhe atë laik, duke ua tejkaluar shumë vendeve të tjera. (kosovapress.com)

Shënimi nga një portal kroat flet për popullaritetin në ngjitje të Turqisë kohëve të fundit: “Me gjasë transi pas serialeve turke s’po zbehet, e për këtë arsye rritet kërkimi për biletat e avionit për në Stamboll”.

Gjatë periudhës së studimeve të mia të tre cikleve në kryeqytetin autentik të Turqisë, Stamboll, udhëtimi ishte një ritual. Kjo rrugë gjithherë kishte një mister, një mbresëlënie të veçantë, një përjetim specifik, që ballkanasi s’e përjeton kur shkon diku tjetër, në ndonjë metropol tjetër të botës. Në veçanti shqiptari!

Qe 20 vite po ndjek rrjedhat në relacionin Turqi-Maqedoni dhe vice versa, apo, thënë më mirë, Stamboll-Shkup, dhe shoh se kjo lidhje shkon gjithnjë duke u forcuar. Në fillim të tranzicionit, ballkanasit në përgjithësi, dhe të gjithë muslimanët e Ballkanit, në veçanti ata të Maqedonisë, kishin një destinacion për të mbijetuar në një gjendje të paqartësisë së krijuar pas rënies së Jugosllavisë. Ekonomia e falimentuar i shtyu njerëzit që të kërkojnë alternativa për mbijetesë, dhe Stambolli u shndërrua në një pazar të madh, ku njerëzit blenin për t’i shitur në vendlindje nga gjërat më të imëta deri te më të mëdhatë, nga çorapet gjer te makinat. Kompanitë turistike, si Vardar, Yadran, Drina, Hisar, Şampiyon Hersekli, Interturizm, Ekspres, Sava, Alpar, Istanbul Seyahat, janë bërë imazhe të mendësisë së gdhirjes në stacionin e autobusit në Topkapënë e dikurshme, apo në atë madhështorin e Esenlerit sot.

Ndërkohë, edhe Turqia është e pranishme në trojet ballkanike dhe në Maqedoni përmes investimeve të veta ekonomike e kulturore. Ndërtimi i kompleksit më të madh privat të banimit të Shkupit nga ndërmarrja turke Cevahir Holding pritet të forcojë bashkëpunimin Maqedoni-Turqi, e të inkurajojë zhvillimin ekonomik në kryeqytetin e RM-së. Eser Cevahir, një anëtar i bordit të Cevahir Holding-ut, është shprehur për SETimes-in se qëllimi kryesor i ndërmarrjes është të sjellë projekte të reja në tregjet e reja. “Maqedonia është një ekonomi tregu në zhvillim, dhe ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Avantazhi që na ofron Maqedonia vjen nga vendndodhja e saj si një portë drejt Evropës, pa kërkesa për viza,” ka pohuar Cevahir-i. Kompleksi i banimit ndodhet në lagjen Aerodrom të Shkupit. Ai shtrihet në 280.000 metra katrorë, dhe përbëhet nga katër ndërtesa 42-katëshe, 130 m të larta, e një qendër biznesi e tregtare. (setimes.com)

Lidhja Shkup-Stamboll nuk është njëkahëshe; ajo është dydrejtimëshe. Nuk udhëtojnë vetëm shkupjanët apo qytetarët e Maqedonisë drejt Stambollit, por kemi frekuentim gjithashtu të gjallë edhe në drejtimin e kundërt, në veçanti në dekadën kur Shkupi dhe pika të tjera atraktive të Maqedonisë thuajse janë pushtuar nga turistët turq. Pra, gjithnjë e më tepër vërehen turq që vizitojnë destinacionet atraktive të Maqedonisë, nga kalaja e Shkupit deri në Ohër. Sipas të dhënave nga Enti Statistikor Shtetëror, shumica e turistëve nga Turqia vijnë në Maqedoni në grupe të organizuara përmes agjencioneve, ndërsa arsyet kryesore janë: për të realizuar një udhëtim më të largët, shkaqe të biznesit (Statistical review, 2010:31); ata qëndrojnë 4.16 ditë ose 3.24 netë mesatarisht në RM (Statistical review, 2010:45). /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Takimi i Brukselit përfundon me një pajtim me udhëheqësve të BE-së dhe të Ballkanit për planin 17-pikësh për refugjatët

Takimi i Brukselit përfundon me një pajtim me udhëheqësve të BE-së dhe të Ballkanit për planin 17-pikësh për refugjatët

Shitet në ankand biskota e mbijetuar nga Titanic

VIDEO/Si të ndërtoni një kuti thesari me çokollatë për fëmijët tuaj

Drifting: Elvis Rusta, natën furrëtar, ditën “djeg” gomat e BMV-s (video)

Drifting: Elvis Rusta, natën furrëtar, ditën “djeg” gomat e BMV-s (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni