Mediat e Tel Avivit kanë njoftuar një vizitë të kryeministrit Netanjahu në Tiranë më datë 1 nëntor. Kjo do të jetë vizita e parë e këtij niveli të lartë e një zyrtari izraelit në Shqipëri.
Më parë, në vitin 1994, Tirana u vizitua nga Shimon Peres, i cili mbante postin e ministrit të së Jashtëm.
Detaji që Shqipëria është një vend me dominim musliman dhe miqësor me Izraelin, potencohet fort në lajmin e vizitës së Netanjahut.
“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në këtë vend”, thuhet në infon e medias së shtetit hebre.
Tel Avivi i është qasur Shqipërisë në emër të kujtesës historike, për atë që bën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shpëtuar e strehuar hebrenjtë nga përndjekja naziste. Por pak vite më parë, në vigjilje të ndeshjes Shqipëri – Izrael, një valë arrestimesh u krye nga policia shqiptare diktuar nga shërbimet izraelite, me pretendimin se po përgatiteshin sulme ndaj ekipit hebre. /tesheshi.com/