Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kërkoi nga homologia e tij rumune Viroka Dançilo, vendi i së cilës kryeson Bashkimin Evropian, që të transferojë ambasadën në Jeruzalem.
“Unë shpresoj që ju do të ndërhynit dhe do të ndaloni rezolutat kundër Izraelit në BE dhe do të transferoni ambasadën tuaj dhe ambasadat e tjera në Jerusalem. Ne po presim për ju në Jerusalem”, i tha Netanyahu kryeministres rumune.
Të dy krerët diskutuan “agresionin iranian në rajon” dhe përpjekjet e atij shteti për të krijuar një prani ushtarake në Siri, thuhet në deklaratë.
Kryeministri izraelit gjithashtu tha se në luftën kundër terrorizmit, Izraeli po mbron veten jo vetëm nga vetja, por edhe nga Evropa.
Që nga 1 janari, Rumania ka marrë kryesinë e rradhës të BE.
Gjatë një vizite të mëparshme në Izrael në prill të vitit 2018, Dancila tha se dëshiron të transferojë ambasadën e vendit të saj në Jerusalem, por nuk ka mbështetje të mjaftueshme në vend për iniciativën.
Ndërsa presidenti rumun Klaus Iohannis kundërshton dëshirën e qeverisë për të ndjekur SHBA dhe për të lëvizur ambasadën në Jerusalem. /tesheshi.com/