Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3.
Orë verore do të thotë një natë më e shkurtër dhe një ditë më të gjatë. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.
Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Europë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje. Eurodeputetët kanë propozuar heqjen e orës dimërore, me argumentin se përfitimet nga dita më e gjatë janë më të mëdha për qytetarët.
Por përpara se të shkojnë në votim, Paralamenti Europian vendosi që të kryhet një studim shkencor mbi efektet negative ose pozitive të ndryshimit të orës dhe vetëm pas gjetjeve mund të shkohet drejt një ore të unifikuar në të gjithë Europën./tesheshi.com/