Nëna e Elon Musk u ka kërkuar të gjithëve që të ndalojnë së qeni “kaq të këqinj” me djalin e saj.
Nëna e tij i tha botës që “të t’i mbajë kritikat në minimum” për djalin e saj.
Maye Musk, 74 vjeçe, mori pjesë në dokumentarin e ri të BBC-së – “The Elon Musk Show” ku foli për djalin e saj “gjenial” dhe të gjitha arritjet e tij, por ajo këmbënguli se nuk është e lehtë për miliarderin.
Duke folur në një pjesë të dokumentarit, Maye tha se djali i saj është “i përkushtuar vërtet për të shpëtuar planetin”, por është ende e vështirë për të.
“Jam e lumtur të them se Space X dhe Tesla janë në duart e djalit tim të shkëlqyer, gjenial. Ne e admirojmë atë për këtë, por nuk duam të jemi ai. Sepse me kompanitë e tij ai ka marrë shumë urrejtje.
“Mos u trego i keq me të!”, e qortoi ajo planetin.
Të tre episodet e shfaqjes tani janë në dispozicion për t’u transmetuar në iPlayer të BBC. /tesheshi.com/