Përkundër një skepticizmi të përgjithshëm se Shqipërisë nuk do mund t’i hapen negociatat në qershor, tashmë edhe prej krizës politike të provokuar nga djegia e mandateve nga opozita, te mazhoranca është e kundërta.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, i konstuari Gent Cakaj, tha se negociatat, me gjasë do hapen, duke ofruar këtë arsyetim.
“Vendimi i këshillit thelbësor. Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike për hapjen e negociatave. Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet më të larta të gjyqësorit.
Shqipëria kontribut të çmuar në rajon.
Shqipëria vepron në përputhshmëri të plotë me parimet dhe politikat e jashtme të BE. Shqipëria ka pasur mbështetjen absolute më tepër se të 25 vendeve anëtare për të hapur negociatat. Shqipëria sukses në 5 prioritetet kyçe.
Vlera e takimeve të screening më shumë se teknike. Lufta kundër korrupsionit ka vazhduar të shënojë suksese të mëtejshme. Jemi besimplotë se rekomandimi i komisionit për hapjen e negociatave do të jetë pozitiv”, tha Cakaj gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit. /tesheshi.com/