Gara në Sepang është në kalendarin e Formulës 1 që nga viti 1999, por nuk do të gjendet më në të dy vite më pas, kur të mbarojë marrëveshja aktuale.
Mes të tjerash, shitjet e biletave dhe shikueshmëria televizive janë në rënie, çka i ka shtyrë administruesit e pistës në Malajzi që të marrin vendimin për të mos pritur më gara të këtij aktiviteti.
Në Çmimin e Madh të Malajzisë të zhvilluar në fillim të tetorit, vetëm 45.000 persona e ndoqën garën, ndërkohë që kapaciteti është për 120.000 shikues.
“Nga perspektiva më afatgjate, është mbase vendimi i saktë, sepse ajo [gara] është më e shtrenjtë dhe jo më aq tërheqëse,” mësohet të ketë thënë ministri malajzian për kulturën dhe turizmin. /tesheshi.com/