Humbja e një fëmije është ndoshta tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë një prindi. Dhimbja mund të shndërrohet shumë herë në një shtysë pozitive që mund të sjellë një lloj ringjallje apo një lloj pranimi të realitetit të ashpër.
Ndoshta pikërisht kjo i ka ndodhur Yi Jiefeng, një gruaje kineze, e cila 16 vite më para humbi të birin në një aksident rrugor. Që prej asaj dite gruaja vendosu të ndërmerrte një mision shumë impenjativ: rivendosjes së pyjeve në një pjesë të shkretëtirës së Gobit, të quajtur Alashan. Gjithçka në kujtim të të birit, i cili e donte tej mase natyrën.
Yi dhe bashkëshorti i saj vendosën të përdornin paratë e sigurimit për të krijuar në vitin 2003 një shoqëri të dedikuar ripyllëzimit. Pavarësisht vështirësive të mëdha të fillimit, pasi bimët nuk lulëzonin, ata vendosën t’iu drejtoheshin ekspertëve.
Gjërat u përmirësuan me kalimin e viteve dhe sot e kësaj dite ka mijëra pemë që janë rritur në shkretëtirë falë kësaj vepre të këtyre prindërve. Gjatë kësaj kohe organizata nisi edhe të sensibilizojë popullin kinez mbi pasojat e shpyllëzimit, i cili është duke goditur gjithmonë e më shumë veriun e vendit. /tesheshi.com/