Përplasja ushtarake dhe luftimet e ashpra mes forcave azere dhe armene që nisën ditën e djeshme në rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut kanë sjellë dhe viktima.
E për të nderuar të rënët azerë, një skuadër futbolli e Premier Ligës së Azerbajxhanit ka zgjedhur të bëjë diçka krejt të veçantë.
Pamja që shihet në fotografinë bashkëshoqëruese të lajmit është krejt e rrallë. Lojtarët e Hazar Lenkeranit kanë dalë në fushë me veshje ushtarake, për të mbajtur në fillim të ndeshjes një minutë heshtje për dëshmorët azerë.
Hazar Lenkerani ka luajtur në mesditë ndaj Karabakut, pjesë e të cilit është dhe lojtari i përfaqësueses shqiptare Ansi Agolli, që ka qenë në lojë gjatë tërë ndeshjes. Miqtë e Karabakut kanë fituar 1-2. /tesheshi.com/