Sipas jush, është më e thjeshtë të punosh apo të dashurosh? Normalisht, puna na duhet pasi përmes saj fitojmë të ardhura dhe përballojmë shpenzimet e jetës sonë, e cila po bëhet gjithmonë e më e shtrenjtë, ndërsa dashuria është ajo që na mbush dhe na bën të ndihemi të plotësuar në shumë aspekte.
Kjo që do të shikoni më poshtë është një video që shumë shpejt është bërë virale në rrjet. Mesazhi i saj është i qartë: të punosh është më e thjeshtë sesa të dashurosh. Kjo përgjigje vjen nga shkrimtari, filozofi dhe prezantuesi televiziv Alain de Botton.
Në video ai thotë: “Kultura jonë është e lidhur shumë me bukurinë dhe forcën emotive të dashurisë, ndërsa puna është konsideruar si një veprimtari e mërzitshme, diçka që jemi të detyruar ta bëjmë në mënyrë që të paguajmë taksat. Megjithatë, shumë herë puna është pjesa më e thjeshtë, më e pëlqyeshme dhe më njerëzore në jetën tonë”.
Alain de Botton ka themeluar “The school of life” (Shkollën e jetës), një projekt editorial, i cili merret me kulturën, historinë e mendimit, duke e aktualizuar me vlerat e jetës së përditshme. /tesheshi.com/