Një gjykatë spanjolle e shpalli fajtor ish-presidentin e një banke, Jaime Botin, për përpjekjen për të kontrabanduar një vepër të Pablo Picasos të konsideruar një thesar kombëtar, duke e dënuar me 18 muaj burg.
Botin, një miliarder dhe koleksionist 83-vjeçar dhe ish-kreu i Bankinter, është gjobitur dhe me 52.4 milion euro dhe duhet t’ia dorëzojë veprën shtetit.
Një ekip ekspertësh të policisë spanjolle shkuan në ishullin francez të Korsikës në vitin 2015 për të marrë “Kokën e Vajzës” të Picasos, vlerësuar në 24 milion euro.
Punimi ishte në pronësi të Botin, ish-kreut të Bankinter dhe vëllai i të ndjerit Emily Botin, ish-shefit të grupit të fuqishëm Santander Banking.
Autoritetet thonë se ata u raportun për në përpjekje në kontrabandimin e veprës në fjalë me anije nga Spanja.
Piktura e famshme, e krijuar në vitin 1906, u kap nga policia franceze në bordin e anijes së Botinit në Korsikë në 2015.
Autoritetet gjetën në bord një dokument në spanjisht që konfirmonte se puna kishte rëndësi kulturore dhe se ishte e ndaluar të dilte nga Spanjën, atdheun e Picasos, pa leje. /tesheshi.com/