Gruaja më e moshuar në botë, Nabi Tajima ka vdekur në moshën 117-vjeçare në Japoni, ditën e shtunë.
Ajo ishte e mbijetuara e vetme e lindur në shekullin e 19-të dhe humbi jetën në spitalin e Kikai.
“Humbi jetën në të njëjtën mënyrë sikur po flinte. Meqë ka qenë një punëtore e madhe dua t’i them pusho e qetë”, tha nipi i saj 65-vjeçar, Hiroyuki.
Mediat e huaja kanë njoftuar se vitet e fundit i kaloi në përkujdesjen e mjekëve.
Mediat japoneze raportojnë se Tajima vitet e fundit te jetës i ka kaluar nën përkujdesje të infermierëve. Mirëpo ajo ishte hospitalizuar vetëm, në muajin e kaluar, siç kanë treguar familjarët.
Sekreti i jetesës së saj ishte konsumimi i gjërave të shijshme dhe gjumi pa çrregullime. Tajime kaloi shekullin e 19-të, 20-të dhe jetoi dhe në vitet e shekullit 21. Ajo u shpall gruaja më e vjetër në botë në muajin shtator të vitit 2017./tesheshi.com/