Sam Maccarone, një 27-vjeçar nga Nju Xhersi, ka bërë një propozim të mirëmenduar të dashurës së tij, Jessica Burzichelli, me të cilën është i lidhur që nga mosha 10-vjeçare.
Sam kishte kontaktuar kushëririn e tij që merret me muzikë, Matty Mac, në mënyrë që ta ndihmonte të realizonte një klip me një këngë të veçantë që do të fliste për dashurinë e tyre.
Gjithë klipi është realizuar në Filadelfia, ndërsa Jessica nuk e ka pasur idenë se e gjithë kjo do të përfundonte me një propozim për martesë.
Ajo mendonte se po ndihmonte Mattyn që të realizonin klipin e këngës së tij më të re.
Matty Mac e kishte krijuar këtë këngë nga e para. E kishte shkruar tekstin, realizuar këngën dhe e ka kënduar vetë. Ndërsa, disa miq të tij, ishin marrë me xhirime.
Klipi përfundon në një restorant ku janë mbledhur “për të xhiruar klipin e këngës më të re të Mattyt” të gjithë miqtë dhe disa familjarë të çiftit.
Pasi përfundon edhe kënga, Sam ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës. “Ti je vazja më e mençur, më seksi dhe më e ëmbël që kam njohur. Ndonjëherë, bëhesh edhe goxha qesharake. Ti më motivon që të bëhem një person i mirë çdo ditë dhe dua të kaloj çdo ditë me ty, deri në fund të jetës”, thotë ai.
Klipi përfundon në momentin kur vajza shpërthen ne lot dhe thotë… “po”. /tesheshi.com/