Janë ndëprerë kërkimet për avionin që mbante në bord futbollistin argjentinas Emiljano Sala, zhdukur pak ditë më parë përgjatë fluturimit të tij nga Franca për në Angli, ku pritej t’i bashkohej ekipit të Kardifit si një blerje e re.
Gjatë operacionit të kërkimit nuk u gjet asnjë mbetje e avionit, e që më pak ndonjë detaj nga fati i futbollistit, i cili tashmë endet mes iluzionit të të mbijetuarit dhe faktit se ka vdekur.
Drejtuesi i Cardiff City-t, Vincent Tan, tha se “të gjithë në klub po vazhdojmë të lutemi për Salan dhe pilotin David Ibotson”.
Avioni Piper PA-46 u zhduk nga ekranet e radarëve të hënën në mbrëmje dhe hetuesit kanë thënë se nuk kanë më pritshmëri se dy jetët në të të mund të jenë gjallë.
Sala ishte duke fluturuar nga Nantes, ku ai ishte për t’u përshëndetur me shokët. Më pas morri rrugën për në Kardif të Uellsit, atje ku do të luante pas transferimit. /tesheshi.com/