Djersitja është një përpjekje e natyrshme e trupit për të ulur temperaturën e tij. Gjatë ditëve të nxehta të verës, por edhe në situata të tilla si stresi dhe tensioni, është e pamundur të shmangni djersitjen intensive pa marrë parasysh se çfarë lloji të kozmetikës keni përdorur.
Megjithatë, ka disa produkte natyrore me të cilat është e mundur që të reduktoni djersitjen, e të cilat janë: uthull molle, sodë buke, çaj të zi dhe limon. Uthullën e mollës mund ta përdorni si një deodorant natyror, sepse ajo shkatërron bakteret. Mjafton që një herë në ditë të qitni disa pika të uthullës nën sqetull.
Pjesët e të tjera të trupit mund t’i lyeni me një përzierje të uthullës dhe ujit para gjumit. Kjo gjithashtu do të largojë mushkonjat nga ju. Soda e bukës, e cila kushton shumë lirë, është një metodë shumë praktike për të reduktuar djersitjen.
Ju mund të mbani në çdo kohë një qese të vogël të këtyre substancave kimike pluhur në çantën tuaj. Mjafton të merrni një majë sode dhe pak ujë dhe të lyeni sqetullat dhe pjesë të tjera të trupit. Çaji i zi vepron si një deodorant natyral, për shkak të acideve në përbërjen e tij.
Në një gjysmë gote me ujë të nxehtë hidhni një qese çaj të zi. Hiqni qesen e çajit pas dy ose tre minuta dhe pritni deri sa të ftohet. Pastaj e vendosni direkt nën sqetull dhe e lëni për pesë minuta për të vepruar. Që nga kohët e lashta, limoni është i njohur si një stabilizator i shkëlqyer i aromave të trupit, dhe për këtë shkak është përdorur edhe tek djersitja e tepruar. Ju mjafton të lyeni pjesët kritike të trupit me limon, ta lini për 15 deri në 30 minuta të thahet dhe pastaj ta shpërlani me me ujë të ftohtë. /tesheshi.com/