Një ndalim i bujshëm ka ndodhur për rastin e bujshëm të atentatit të para pak ditëve ndaj makinës ku udhëtonin Arjan Ndoja, i ashtuquajtur “prokuror i bandave”, dhe i ashtuquajtuti “Rremi” i Sukthit, shtetasi me disa emra, ku dy prej tyre janë Aleksandër Laho e Pëllumb Muharremi.
I ndaluari është i afërm i deputetit Rahman Rraja nga Fushë Kruja, Redjan Rraja, që i bie të jetë kushërimi i Rrexhep Rrajës, të dashurit të Xhiselës së famshme.
Thuhet se gjurmë të ADN-së së Redian Rrajës janë gjetur në automjetin e braktisur, gjetur pak pas atentatit, i padjegur dhe me dy kallashnikovë e dy maska, diku në Ishëm.
Redjan Raja, edhe pse me një profesion shumë larg krimit ndonëse afër parasë – stomatolog – edhe më parë ka qenë në skedat e policisë. Mik i të vrarit në 2016-ën në një lokal në Tiranë, Elton Çiços, ai u procedua për fshehje të provave në ekzekutimin e të ndjerit. Rraja ishte pikërisht me viktimën në tavolinë, në momentin kur Çiçoja u qëllua. /tesheshi.com/