Ambasadorët e 32 vendeve anëtare të NATO-s kanë zgjedhur kryeministrin holandez Mark Rutte si kreun e ardhshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut, raporton Reuters.
Emërimi i Rutte u bë një formalitet pasi rivali i tij i vetëm për postin – Presidenti rumun Klaus Iohannis – njoftoi javën e kaluar se ai do të tërhiqej nga gara.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vlerësoi pasardhësin e tij Rutte si një “udhëheqës të fortë dhe ndërtues të konsensusit”.
Zëvendësimi
57-vjeçari Rutte pritet të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s më 1 tetor, kur do të zëvendësojë norvegjezin Jens Stoltenberg, i cili u emërua në vitin 2014 dhe mandati i të cilit është rinovuar katër herë.
Rutte do të udhëheqë Aleancën në një botë plot pasiguri politike në të dy anët e Atlantikut dhe me Ukrainën në luftë.
Përveç konfliktit në Ukrainë, ai mund të përballet edhe me presidencën e re të Donald Trump nëse miliarderi amerikan, i cili është shumë kritik ndaj rolit të NATO-s, kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve amerikane në nëntor. /tesheshi.com/