Agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon për të nëntën ditë.
Muslimanët ukrainas po mbrojnë vendin e tyre si të gjithë ukrainasit e tjerë, tha para mediave së fundmi Said Ismailov, myftiu i komunitetit musliman në Ukrainë (Umma).
Ai gjithashtu i bëri thirrje botës muslimane që të mbështesë Ukrainën.
Figura më e lartë muslimane e Ukrainës, postoi një mesazh të fortë në rrjetet sociale:
“E kuptova se nuk e dija saktësisht se çfarë dite ishte.
Në luftë humbet sensi i kohës. Për më shumë se një javë, Ukraina ka zmbrapsur sulmet e armikut nga të gjitha anët.
Jam i sigurt se do të fitojmë! Xhuma Mubarak!”, shkroi myftiu Ismailov. /tesheshi.com/