Kryeministri, Isa Mustafa, ka reaguar pas hedhjes së vezëve ndaj ministrit për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci. Ai ka shprehur keqardhjen e tij ndaj veprimit të djeshëm ndaj zyrtarëve të Qeverisë, që po u bëhen nga aktivistë të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’.
Mustafa ka kërkuar nga VV që të vetëdijesohen dhe të respektojnë normat dhe ligjet.
Mustafa ka mbyllur për sot mbledhjen e Qeverisë duke treguar që mbledhja e fundit për vitin 2015 pritet të mbahet të hënën.
/tesheshi.com/