Ekipet e shpëtimit në Turqi shënuan të parrën mrekulli duke shpëtuar një vajzë dy-vjeçare nën rrënoja, 24 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi provincën lindore të Elazig.
Ata dëgjuan një zë që vinte nga poshtë rrënojave të një ndërtese të shembur në lagjen “Mustafa Pasha”, ku shumë shpejt vendosën kontakt me një person femër, i cili u tha atyre se kishte një fëmijë nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit gërmuan një tunel duke arritur deri te e mitura dhe nxjerrë atë në sipëfaqe, më pas dhe nënën e saj.
Nga ana tjetër, Drejtoria Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) tha se numri i të vdekurve u rrit në 29.
Sipas të dhënave më të fundit, në tërmet janë shkatërruar gjithsej 72 ndërtesa, 514 kanë pësuan dëme të mëdha dhe 409 dëme të vogla.
Në pjesët qendrore të Elazig, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit vazhdojnë. /tesheshi.com/