Trajneri portugez i Mançester Junajted ka këmbëngulur se Rooney nuk do të lejohet të shkojë as te Evertoni e as te ndonjë skuadër tjetër, edhe pse situata e tij momentale nuk është e pëlqyeshme.
Wayne Rooney nuk luan në formacionin e parë me “djajtë e kuq” që nga 24 shtatori, dhe e njëjta gjë i ka ndodhur dhe me përfaqësuesen angleze.
Kapiteni i Mançester Junajtedit po e përjeton për herë të parë në karrierë diçka të tillë. Tanimë 31 vjeç, rreth Rooney-t ka patur zëra të shtuar se ai mund të ndryshojë shpejt skuadër.
Por ja ç’thotë Mourinho, “Ai nuk do të shkojë asgjëkundi. Ne e pëlqejmë atë, ai na pëlqen ne. E di se është tipi i lojtarit për të cilin kam nevojë.”
Mourinho beson se kapiteni i skuadrës së tij do t’i kalojë kohët e vështira, e se do të rikthehet sërish në nivele të larta.
“Ai mund të luajë në nivelin më të lartë. Nuk mund të them se çfarë do të ngjasë kur ai të jetë 32, 33, 34 apo 35 vjeç, por mund të them se ai është një lojtar shumë i mirë, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.” /tesheshi.com/