Një tornado në qytetin kinez të Wuhan dhe një qytet në provincën lindore të Jiangsu vranë 12 njerëz, plagosën qindra dhe shkatërruan shtëpi dhe pronë, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Tetë njerëz u vranë në Wuhan, provinca Hubei dhe 280 u plagosën pasi një tornado shkatërroi rrethin Caidian të premten në mbrëmje.
Tornado shkatërroi 27 shtëpi dhe dëmtoi 130 të tjera, si dhe ndërtesa në vendet e ndërtimit, shtoi ai.
“Unë jam rritur në Wuhan dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, njoftoi një banor i qytetit përmes aplikacionit kinez Weibo.
“Kohët e fundit kushtet e motit kanë qenë ekstreme”, shtoi ai.
Një tjetër tornado goditi qytetin Shengze, në zonën Suzhou të Provincës Jiangsu, ku tornadot janë të shpeshta, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 149.
Zjarrfikësit thanë që erërat dëmtuan termocentralet dhe shkatërruan disa ndërtesa të fabrikës.
Tornadot shpesh godasin Jiangsu në fund të pranverës dhe në fillim të verës.
Qendra tregtare e Kinës, Shangai, 100 km nga Suzhou, u godit gjithashtu nga një stuhi e fortë, duke bërë që zyrtarët e meteorologjisë të deklarojnë një alarm.
https://youtu.be/1ssMn0lRqU8
“Kina po përballet me kushte ekstreme të motit si rezultat i ndryshimit të klimës,” u tha gazetarëve meteorologia Jia Xiaolong në prill, duke shtuar se rreziku i nxehtësisë katastrofike dhe përmbytjeve pritet të rritet në vitet e ardhshme. /tesheshi.com/