Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

AKUZAT/ “Basha ik” zbret në Korçë: Jo i vërtetë dhe hileqar!

Grupi anti-Basha “Për për PD-në”, në krye të të cilit është Bujar Nishani, startoi turin e vet, siç Basha të vetin, duke nisur nga Korça.

Aty, Nishani dhe njëherë përcolli bindjen se PD ka humbur me 25 prill.

“PD nuk mundi të fitojë më 25 prill. Analiza pse nuk i fituam është e gjatë dhe kjo duhet bërë, por ne duhet të shikojmë përgjegjësi politike dhe kjo fillon e mbaron te fakti që nuk fituam. Sot është koha e njerëzve që kanë aftësinë, mundësinë, forcën, kapacitetin për ta rikthyer PD në një parti të madhe, në një parti fituese”, u tha Nishan një grup demokratësh në këtë qytet.

Duke iu referuar faktit që Basha s’prano të japë dorëheqje, Nishani e cilësoi atë si jo të vërtetë e hileqar.

“Ne duhet të bëhemi të vërtetë dhe jo fiktivë, të vërtetë dhe johileqarë. PD ka nevojë për një reformim drastik. Thirrja kryesore është për PD ajo është më e madhe sesa një kryetari dhe karrige”, argumentoi Nishani. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts