Në Kosovë ka qëndruar dje ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, siç bën të ditur gazeta greke Kathimerini.
Në të bëhet me dije se kreu u Mbrojtjes së Athinës ka takuar ushtarët grekë të KFOR-it para së cilëve ka mbajtur një fjalim duke lavdëruar kontributin e Greqisë për forcimin e stabilitetit në Ballkan, duke theksuar rëndësinë në rritjes së rolit të Greqisë në rajon.
Dhe paralel, siç njoftohet, ka kritikuar retorikën agresive në rritje të Turqisë.
Dhe kaq ka qenë i gjithë misioni i ministrit Kamenos në Kosovë. Ai nuk ka takuar as një zyrtar të lartë në Prishtinë, dhe kjo krejt natyrshëm pasi Greqia është në mesin e pesë vendeve të BE-së që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. /tesheshi.com/