Milorad Dodik, anëtari serb i Presidencës boshnjake, i konsideruar si njeriu që mund ta trazojë sërish Ballkanin me daljen të pavarur të Republika Srpska, u takua në Moskë me presidentin Putin, duke marrë mbështetje për llojin e politikës që ndjek, një lloj “mine me sahat” njerëzore për Bosnjen.
Siç raporton media e Srpska-s, Putin i tha Dodik se shpreson të forcojë forcat patriotike në Bosnje nga entiteti Republika Srpska. Putin i uroi Dodik sukses në zgjedhje, duke thënë se kjo do të forconte bashkëpunimin midis Srspka-s dhe Rusisë.
Dodik i tha Putinit se “është gjithmonë e rëndësishme për ne që të kemi miq si ju. Është e vërtetë, kemi zgjedhje, kam kandiduar për president të Republika Srpska, të gjitha sondazhet thonë se nuk do të ketë probleme. Shpresojmë për një rezultat të mirë”.
Është folur edhe për ndeshjen miqësore futbolli mes Bosnjës dhe Rusisë më 19 nëntor në Shën Petersburg, e cila shkaktoi reagime, pasi ndeshja duhet të zhvillohet me përzgjedhjen e vendit që bëri agresion ndaj Ukrainës. Për shkak të kësaj, Rusia është pezulluar nga të gjitha shoqatat sportive në botë.
“Para disa ditësh siguruam që kombëtarja e Bosnjes të luajë një ndeshje me Rusinë, jam veçanërisht krenar që do të ndodhë, edhe pse një pjesë e vendit nuk ishte pro”, tha Dodik.
Putin u përgjigj se “sporti duhet të bashkojë njerëzit, jo të ndajë”. /tesheshi.com/