Kush pi pak ujë dhe më pas nis makinën, është po aq i shpërqendruar sa një person i dehur. Ky është përfundimi i një studimi anglez, i cili tregon se dehidratimi provokon shpërqendrim, gjumë dhe mungesë të reflekseve.
Studimi i realizuar nga një grup kërkuesish në universitetin britanik të Loughborough tregon se pirja e sasive të vogla të ujit shkakton të njëjtat pasoja si edhe dehja.
Sipas studimit të publikuar në Journal of Physiology and Behavior konsumi i pak uji shkakton tek njerëzit që drejtojnë makinën, shpërqendrim, përgjumje, mungesë të reflekseve (pirja përmirëson edhe dëshirën seksuale të femrave).
Për të mbërritur në këto përfundime, ekipi i specialistëve anglezë ka nënshtruar ndaj disa testeve të veçanta disa drejtues makinash të seksit mashkullor, të cilëve iu është kërkuar të përdorin stimulues guidash, ndërsa kanë qenë të hidratuar me 200 mililitra ujë çdo orë. Ata e kanë përsëritur eksperimentin edhe me 25 litra ujë në orë.
Sipas koordinatorit të studimit, Ron Maughan, moskonsumi i ujit në masë të mjaftueshme mund të reduktojë relativitetin e trurit dhe vëmendjen e memories për një kohë të shkurtër./tesheshi.com/