Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini deklaroi se zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe arrestimi I politikanëve të korruptuar është vendimtar edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Në takimin që ka zhvilluar me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në Nju Jork, Mogerini rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për këtë reformë jetike për vendin. Zyrtarja e lartë europiane vlerësoi angazhimet e ndërmarra për përmbylljen e paketës kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi, si dëshmi e vullnetit të qëndrueshëm politik për të avancuar në këtë proces.
Ministri Bushati konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat shtet-konsoliduese dhe theksoi se në këtë kontekst, miratimi me unanimet i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe fillimi i procesit të zbatimit të saj përfaqëson një arritje domethënëse në këtë drejtim dhe përbën bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.
Shkëmbyem pikëpamje mbi domosdoshmërine e thellimit të bashkëpunimit midis BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në kuadrin e menaxhimit të krizave, por edhe në ato fusha që e bëjnë më të lehtë e më të shpejtë anëtarësimin e Shqipërisë dhe rajonit.
/tesheshi.com/