Skuadra palestineze, Itihad Shujaiya e ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Ligës në vend. Por më interesante se kjo ka qenë mënyra se si ata vendosën të festojnë sukseset e tyre.
Itihad Shujaiya kanë festuar në një mënyrë emocionale duke e filmuar këtë video të shkurtër. Futbollistët e skuadrës vendosën që të festojnë titullin nën rrënojat dhe shkatërrimet që i është bërë pjesës së territorit në Gaza pas luftimeve në vitin e fundit.
Bashkë me ta u bënë edhe fëmijë të mbetur shumica nga ta pa jetimë si pasojë e luftës atje. Futbollistët nën rrënoja bënin ekzibicione me top duke pasqyruar gjendjen momentale atje. /tesheshi.com/
www.youtube.com/watch?v=wzskDzyvLzk