Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’kërkon Monako në listën e zezë të BE-së?

    Ç’kërkon Monako në listën e zezë të BE-së?

    A ka të mbjetuar nga rrëzimi i një avioni në Indi?

    A ka të mbjetuar nga rrëzimi i një avioni në Indi?

    Egjipti mbron Izraelin: Policia e Sisit bllokon konvojin e ndihmave për në Gaza

    Egjipti mbron Izraelin: Policia e Sisit bllokon konvojin e ndihmave për në Gaza

    Tragjedi ajrore në Indi: rrëzim avioni me 244 persona në bord

    Tragjedi ajrore në Indi: rrëzim avioni me 244 persona në bord

    Ankth në Lindjen e Mesme: amerikanët po largohen….

    Ankth në Lindjen e Mesme: amerikanët po largohen….

    Portali italian: Tunelet e Hamasit, sfidë për balonat spiune izraelite

    Portali italian: Tunelet e Hamasit, sfidë për balonat spiune izraelite

    Gaza: ku janë arabët dhe ç’duhet të bëjnë ata kundër Izraelit?

    Gaza: ku janë arabët dhe ç’duhet të bëjnë ata kundër Izraelit?

    Refuzim hebre për të lënë kockat në Gaza

    Refuzim hebre për të lënë kockat në Gaza

    Ironia historike: këto pjella britanike që sot ndëshkohen nga Britania

    Ironia historike: këto pjella britanike që sot ndëshkohen nga Britania

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fitim ZEKTHI: Arbitrariteti i qeverisë 800 vjet nga Magna Carta

by te Sheshi
11/06/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Fitim ZEKTHI: Arbitrariteti i qeverisë 800 vjet nga Magna Carta
6
SHARES

Këto ditë bëhen 800 vjet nga jetësimi i një prej dokumenteve më të mëdha në historinë e njerëzimit, Magna Carta-s. Shumëkush në vendet demokratike i merr të mirëqena moscensurimin e shtypit, sigurinë e pronës, zgjedhjet e lira, barazinë para ligjit, shenjtërinë e kontratave, gjyqin e drejtë, lirinë e besimit, por në zemër të këtyre arritjeve qëndron një histori e gjatë përpjekjesh, e, në veçanti, një ide e madhe. Ideja se as qeveria, as mbreti, nuk qëndrojnë mbi ligjin. Mbreti John, duke kërkuar para për të financuar luftën me Francën, rriti taksat.

Ai u kundërshtua nga lordët dhe baronët, dhe u detyrua të negocionte me ta. Kështu lindi Magna Carta. Ky dokument u sfidua fuqimisht nga dinastia e Tudorëve në shekullin e 14-të dhe të 15-të, por u mbrojt vazhdimisht nga parlamenti. Debate të tilla mbi Magna Carta-n u zhvilluan edhe nën dinastinë e Stuart-ëve, por në këtë kohë beteja ishte fituar. Eduard Coke, një jurist i madh britanik, hartoi Kartën e Virxhinias në vitin1606, mbështetur plotësisht mbi parimet e Magna Carta-s. Maryland e përfshiu atë në ligjet e tij në vitin 1637, duke hapur rrugën e përfshirjes së Magna Carta-s në ligjet dhe parimet bazë të shumë vendeve.

Magna Carta shkruan në kapitullin 39: “Asnjë njeri i lirë nuk mund të arrestohet, burgoset, shpronësohet, nxirret jashtë ligjit, syrgjynoset, veçse pas një gjykimi të drejtë nga gjyqtarë të drejtë, sipas ligjeve të vendit.” Sipas Magna Carta-s, ligji nuk është shprehje e burrit më të fortë të fisit, as e mbretit, as e qeverisë. Ligji është diçka imanente që gjendet në shoqëri, është trashëgimi e përbashkët e njerëzve që jetojnë aty. Ky dokument nuk ka prodhuar demokracinë; ajo nisi në Greqinë e vjetër. Daniel Haman, një konstitucionalist i njohur britanik, deputet në Parlamentin Europian, thotë se ky dokument ka prodhuar qeverinë kushtetuese, qeverinë që është nën ligjin.

Ndonëse ka 800 vite që siguron liri dhe të drejta në Europë dhe në botë, parimet e Magna Carta-s janë asgjë në Shqipëri. Peshkopët dhe baronët që organizuan negociatat me mbretin në vitin 1215 kuptuan diçka shumë të rëndësishme: forca e një dokumenti nuk qëndron aq shumë tek teksti i tij, por tek autoriteti që e interpreton. Edhe kushtetuta e Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës, apo ajo e Bashkimit Sovjetik të Stalinit, flisnin për liri dhe të drejta. Edhe sot kjo prirje vazhdon po aq fort. Për ta bërë më të prekshëm këtë realitet, po përmendim disa raste. Disa kohë më parë policia arrestoi biznesmenin Hajredin Fratari, arrestim të cilin prokuroria vetë e quajti të paligjshëm.

Në një protestë në Kukës policia arrestoi aktivistin Nderim Lushi, i cili u la i lirë nga Gjykata e Apelit. Më shumë se një herë policia ka ndaluar aktivistin Altin Goxhaj, i cili më pas është liruar. Policia ndaloi të mërkurën, më 10 qershor, 7 studentë gjatë një proteste. Dhjetëra qytetarë të tjerë kudo janë pre e arbitraritetit të policisë dhe të prokurorisë. Janë arrestuar para kamerave funksionarë të lartë, si gjeneral Syrja Gjoka, i cili më pas është liruar nga gjykata. Kryeministri ka dhënë verdikte dhjetëra herë para se të flasë gjykata. Ai i ka quajtur fajtorë dhe të pafajshëm njerëzit, duke dalë mbi ligjin, ose duke u bërë ai vetë shprehje e ligjit.

Veç kësaj, qeveria ka shkarkuar në mënyrë antikushtetuese anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjykata Kushtetuese e quajti antikushtetues ndryshimin e ligjit që bëri të mundur shkarkimin e tyre. Gjykata Administrative po ashtu kërkon kthimin në detyrë të dy anëtarëve të shkarkuar. Qeveria i mori presidentit kompetencat për shkarkimet dhe emërimet e ushtarakëve madhorë, kompetenca të cilat i riktheu Gjykata Kushtetuese. Dhe kjo listë shumë e gjatë vazhdon… Mjafton të themi se këshilltarja e kryeministrit i deklaroi Gjykatës Kushtetuese kur gjykohej akti normativ për statusin e nëpunësit civil se qeveria mund të ndryshojë me anë të akteve normative edhe kushtetutën e vendit.

Kjo tregon se parimi bazë i një qeverie kushtetuese dhe i një qeverie që nuk qëndron mbi ligjin as që është fare në diskutim. Magna Carta i përket një bote tjetër, jo tonës. Në të njëjtin shpjegim është edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për të shpallur të pafajshëm deputetët Ndoka dhe Ndreu, të akuzuar për dhunë ndaj deputetit Strazimiri. Gjykata qëllimisht ngatërron debatet dhe dhunën në sallën e parlamentit për çështje politike me rrahjen në korridore. Është e vërtetë që në historinë moderne të parlamentarizmit dhuna verbale, por edhe goditjet mes deputetëve gjatë debateve në seanca, nuk janë dënuar penalisht. Raste të tilla ka në Tajvan, Rusi, Itali, Kore të Jugut etj. Parlamenti britanik madje është i ndarë me një tavolinë të gjerë sa dy shpata, në mënyrë që gjatë debateve shpata të mos arrinte (shekuj më parë) kundërshtarin

Të njëjtën tavolinë e ka edhe parlamenti australian. Por dhuna që nuk dënohet penalisht, thotë profesor Windy Dryden, i Kolegjit Goldsmith në Londër, është  ajo që lind si pasojë e bindjes absolute se personi tjetër është gabim, dhe zemërimi në debatin në seancë është aq i madh, sa arrihet në përleshje. Bëhet fjalë vetëm për dhunën në seancë, thotë profesor Dryden. Në rastin tonë nuk kemi dhunë në seancë, por jashtë saj, çka e bën atë automatikisht të dënueshme. Veç kësaj, dhuna ka ardhur pas akuzave në seancë të deputetit Strazimiri për lidhje të disa deputetëve me krimin, dhe nuk mund të thuhet se kemi bindje absolute nga deputetët Ndoka dhe Ndreu se Strazimi ishte gabim.

Kjo është e qartë. Profesor Windy Dryden thotë se duhet ndarë dhuna si qëllim në vetvete nga zemërimi që lind aty për aty. Vendimi i gjykatës e cilëson në mënyrë absurde të ligjshme çdo rrahje, çdo akt dhune që kryhet në korridore, banjo, oborr apo çati të parlamentit. Gjykata e Lartë ka dalë qëllimisht mbi ligjin, duke na thënë edhe ajo, si institucioni i epërm garant i të drejtës së të gjithëve ne, se Magna Carta mund të ketë 800-vjetorin më 15 qershor, por kjo është thjesht një datë e rëndomtë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare
Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

09/06/2025
Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore
Opinione

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

09/06/2025
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Next Post
I zë gjumi në divan ndërsa fëmija fle, kur zgjohen zbulojnë tmerrin e jetës së tyre

I zë gjumi në divan ndërsa fëmija fle, kur zgjohen zbulojnë tmerrin e jetës së tyre

DOSJA VLORA/ Të gjithë kryebashkiakët, nga Ali Asllani tek djali i kryeministrit të Turqisë

DOSJA VLORA/ Të gjithë kryebashkiakët, nga Ali Asllani tek djali i kryeministrit të Turqisë

Shimon Peres, i kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve në Turqi

Shimon Peres, i kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve në Turqi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Xhumaja muslimane: ç’kërkohet nga një demokrat e pse kontestohet nga një socialiste

Xhumaja muslimane: ç’kërkohet nga një demokrat e pse kontestohet nga një socialiste

12/06/2025
Ç’kërkon Monako në listën e zezë të BE-së?

Ç’kërkon Monako në listën e zezë të BE-së?

12/06/2025
A ka të mbjetuar nga rrëzimi i një avioni në Indi?

A ka të mbjetuar nga rrëzimi i një avioni në Indi?

12/06/2025
Egjipti mbron Izraelin: Policia e Sisit bllokon konvojin e ndihmave për në Gaza

Egjipti mbron Izraelin: Policia e Sisit bllokon konvojin e ndihmave për në Gaza

12/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni