Në zgjedhjet e Kosovës, ka hedhur votën dhe ministri i Ramës, Gent Cakaj. Me dy nënshtetësi ndërkohë që karrierën politike por dhe jetën e ka zhvendosur në Tiranë, njeriu që lot rolin e ministrit të Jashtëm deleguar nga Rama, tha se po votonte si njeri aktiv për fatet e vendit të tij.
“Unë nuk jam thjesht një shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, por jam edhe një qytetar aktiv i cili beson që fati këtyre dy vendeve është i pandashëm. Qoftë zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, qoftë zgjedhjet e tetorit tani pavarësisht dallimeve të dy vendeve kanë diçka të përbashkët, janë shprehje e vullnetit të përgjithshëm politik”, tha Cakaj.
Ndërkohë, thumbuese që një tjetër frazë e tij, ajo që potenconte faktin se Kosova, ndryshe nga Shqipëria, nuk kishte probleme të mprehta me zgjedhjet.
“Kosova ka ndërtuar një traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe kjo është për t’u vlerësuar sepse shërben si shembull në rajon”. /tesheshi.com/