Më shumë se 15 vjet nga ndërtimi, areoporti i Kukësit shpreson që t’ja bëjë sefte me fluturime në fund të këtij viti. Premtimi është dhënë nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë një interviste për Top Channel.
Sipas tij, aeroporti i Kukësit, ose mund të jepet me koncesion ose mund të menaxhohet përmes një kompanie publike.
“Ne mendojmë se në një gjendje normale, deri në fund të vitit aeroporti duhUt të jetë operacional. Ka dalë një faturë prej 3 milionë euro për ndërhyrje. Besoj që ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, e pastaj ka nevojë për ndërhyrje. Ose do të vazhdojmë me investime me para publike”, tha Haxhinasto, duke bërë me dije se dy operatorët low cost, Ryan Air dhe wizz Air, të cilët kanë shprehur interes konkret për ta marrë nën menaxhim atë, duke bërë dhe inspektimin e pistës dhe terminalit.
Areoporti i Kukësit nisi ndërtimin pas krizës kosovare, me një financim nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por që nuk ka funksionuar as dhe një ditë të vetme, pasi qeveria e ish-kryeministrit Nano vendosi t’i japë ekskluzivitetin e fluturimeve gjermanëve që morrën Rinasin me konçension. Ndërkohë, në pritje janë dhe Gjirokastra e Saranda, ku do të vendoset për ndërtimin e areoportit të jugut. /tesheshi.com/