Vlera e euros në tregun e valutave aziatike ra kundrejt dollarit, pasi është rritur frika e dështimit të bisedimeve midis Greqisë dhe huadhënësve ndërkombëtare për zgjatjen e periudhës së ndihmës së dytë si politikë parandaluese të dështimit të Athinës për të paguar borxhet.
Në Tokio Euro ra në 1,0780 $ nga 1,0810 $ që ishte në Nju Jork dje.
Presidenti Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi dhe Drejtori Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Lagarde, thanë se Greqia nuk ka dhënë ende një sqarim mbi pasojat e planit ekonomik në situatën financiare të qeverisë.
Nga ana e tij, ministri francez i Financave Michel Saban, tha se rënia e euros është shumë e dobishme. “Rënia e vlerës së euros është një lajm shumë i këndshëm për të gjithë Europën dhe në veçanti për Francën”.
Ai shtoi se dobësimi euros lehtëson shitjen e avionëve dhe produkteve të tjera jashtë zonës euro, dhe i lejon vendet evropiane për të mbrojtur veten përballë produkteve të importit, sepse produktet bëhen më të lira. Ai theksoi se ekonomitë e eurozonës tani duhet të stabilizohen.