Një plan prej 520 milionë dollarësh për të ndihmuar Afganistanin ka marrë një ditë më parë miratimin e Bankës Botërore.
Paratë e taksura për Afganistanin nga organizmi i mirënjohur financiar synojnë t’i vijnë në ndihmë vendit të rrënuar.
Thuajse gjysma e tyre do të shkojë për përkrahjen e të zhvendosurve nga dhuna në vend, bën me dije AFP, e për të kthyerit nga mërgimi në Pakistanin fqinj.
Pjesa tjetër e shumës synohet të përdoret për reformat kundër varfërisë, teksa Afganistani vuan nga paqëndrueshmëria dhe kriza e thellë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte shprehur po ashtu në janar të këtij viti shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike në Afganistan. /tesheshi.com/