Melaim Zeka, gazetari i njohur, ka pasuruar listën e tij të njerëzve të rëndësishëm që pritet të akuzohen pas themelimit të Gjykatës Speciale. Në një shkrim në portalin parrotlla, Zeka thekson: “Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për aresyen e vetme, se duke u nisur nga ekspriencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështojë.
Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:
- Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.
2, Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.
- Hashim Thaçi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish-kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
- Kadri Veseli, ish-shef i Shërbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.
- Xhavit Haliti, ish-antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtars. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.
- Dr. Shaip Muja, ish-përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së.
- Ajvaz Berisha, komandant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor i Universitetit Publik, aktualisht konsull në Frankfurt.
Këta ishin nga radhët e PDK- së
Nga radhët e AAK- së:
- Daut Haradinaj, ish-komandant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite dënim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.
- Blerim Kuqi, ish-komandant i UÇK- së, ish-kryetar Komune në Suharekë.
- Lahi Ibrahimaj, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Nga Vetëvendosja
- Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- së. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Nga Partia Nisma:
- Fatmir Limaj, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ish-ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.
Dhe krejtë në fund: Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku.
Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën po ashtu komandantë të rangut të lartë, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hir të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.