Forcat e sigurimit të Mianmarit hapën zjarr dje ndaj atyre të mbledhur që morën pjesë në varrimin e një studenti të vrarë në një përballje qeveritare me protestuesit kundër grushtit të shtetit, raportuan mediat lokale.
Uebfaqja lokale Myanmar news raportoi se ushtarët qëlluan mbi vajtuesit në varrimin e 20-vjeçarit Taj Maung Maung të vrarë të shtunën. Aty thuhet se ai ishte një anëtar i federatës së unionit studentor, e cila ka një histori të gjatë të mbështetjes së lëvizjeve pro-demokracisë në vend.
Sipas raportit, disa njerëz që morën pjesë në funeral u arrestuan.
Nuk thuhet nëse dikush u plagos apo u vra, por të paktën nëntë njerëz u vranë në të gjithë vendin sot gjatë veprimeve anti-qeveritare, tha Shoqata për Ndihmën ndaj të Burgosurve Politikë, e cila numëron vdekjet gjatë demonstratave anti-grusht shteti.
Dhuna e përshkallëzuar, e cila u mori jetën të paktën 114 njerëzve të shtunën, duke përfshirë disa fëmijë nën moshën 16 vjeç, bëri që një ekspert i KB për të drejtat e njeriut të akuzojë juntën për “vrasje masive” dhe të kritikojë bashkësinë ndërkombëtare për moskërkimin e duhur për të ndaluar dhunën. /tesheshi.com/