“Mirë se erdhët në Kështjellën e mbrojtjes së Kushtetuesës” – ishin fjalët e para të presidentit Meta në një konferencë të radhës për shtyp, ku doli me pretendimin e zakonshëm se po shkelet Kushtetura në emërimet për Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë kuadër, ai sulmoi “nga bedenat” të zakonshmin Ardian Dvorani, kreun e KED-it, duke paralajmëruar tjetër padi ndaj tij.
“Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht. Sot janë këtu për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, ku Ruçi i drejtohet kryetarit të KED-së për t’i kërkuar info për procesin e emërimeve të anëtarëve të Kushtetuesës, e brenda ditës i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur info mbi vullnetin e shprehur të presidencës. Pa zhvilluar asnjë mbledhje, pa pasur kompetenca ligjore konstaton si të jetë vetë organi i presidencës, zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetueses”, tha Meta.
Kreu i shtetit pretendoi gjithashtu se ai po ruan Kushtetutën nga një grusht shteti. “Është përgjegjësi e imja t’i qëndroj betimit që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemër deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e dinë ata. Zero mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe misioni i tij për të mbrojtur Kushtetutën”, theksoi Meta.
Ai sulmoi dhe Paketën “Anti-KÇK”, duke qenë kështu në front kundër çdo inisiative të mazhorancës.
KÇK është zhurmë për të vogëluar përpjekjen për kapjen e shtetit dhe instalimin e grushtit të shtetit. Nuk ka nevojë për tanke dhe gaz, por me letra dhe ligje…”, theksoi Meta. /tesheshi.com/