Presidenti Meta ka bërë një tjetër deklarim kontravers, me nëntekst të fortë brenda, duke ia fatuar ndërkombëtarëve krizën shqiptare, sipas tij nëse ajo nuk zgjidhet.
“Palët duhet të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, tha Meta në stilin e tij, duke e pozicionuar veten larg faktorit ushqyes të krizës, e faturuar atë te ndërkombëtarët.
Deklarimi i kreut të shtetit u bë gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó. /tesheshi.com/