Pasi mazhoranca e goditi presidentin me 100 vota, duke e paralajmëruar se mund ta shkarkojë lehtësisht sa i përket numrave në parlament, ky fundit është hedhur në sulm duke e acaruar akoma dhe më tej situatën.
I klasifikuar si i “çmendur” me gjykim juridik nga mazhoranca, këtë cilësim ai e ka përdorur kundër saj, më saktë kundër Ramës.
“Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi ftoj për të izoluar cdo të çmendur i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme“, tha Meta.
Kreu i shtetit, pos që i qëndroi aktit të tij të ç’dekretimit të zgjedhjeve, shkoi deri aty se kërcënoi dhe KQZ-në. E ndërkohë, parlamentin e quajtur legjitim nga ndërkombëtarët e quajti ilegjitim.
“Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, natyrisht jo nga ky, por një plotësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon vetëm qytetarëve. Besoj se jam shumë i qartë. Dekreti është në fuqi i detyrueshëm për të gjithë, Presidenti mban shënim të gjitha institucionet që shkelin ligjin”
“Dekreti është në fuqi i detyrueshëm për të gjithë, Presidenti mban shënim të gjitha institucionet që shkelin ligjin“, tha Meta, që siç mund të dallohet, ç’dekretit i thotë dekret. /tesheshi.com/