Kryeparlamentari Ilir Meta, thotë se Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe sipas nevojës së partnerëve europianë, lidhur me krizën e emigrantëve. Në Konferencën e kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian në Luksemburg, Meta tha se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët, si Italinë dhe Greqinë.
“Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar europiane. Mos koordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit. Qytetarët europianë duhet të kenë besim tek BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste”, u shpreh Meta.
Ai shtoi se kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. /tesheshi.com/