Një qasje ndryshe është ajo e Norman Finkelstein, një blogerist kritik amerikan, ku në një shkrim të tij mbi atë çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës ka ofruar dhe një krahasim interesant me Hamasin nga historia amerikane.
“Izraeli nuk është ‘në luftë’ me një entitet të huaj, e lëre më një shtet të huaj. Gaza është një pjesë integrale e Izraelit. ‘Ekziston një regjim që qeveris të gjithë zonën nga lumi Jordan deri në Detin Mesdhe’, vuri re disa vite më parë organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Izrael, B’Tselem, ‘bazuar në një parim të vetëm organizues’ të ‘supremacisë hebreje’. Ajo që ndodhi më 7 tetor ishte një revoltë e skllevërve brenda Izraelit”, shkruan ai, duke sjellë krahasimin:
“Revolta më e madhe e skllevërve në historinë e SHBA kundër ‘supremacisë së bardhë’ u drejtua nga Nat Turner. Turner ishte një fanatik fetar; ai besonte se revolta ishte e frymëzuar dhe e sanksionuar hyjnisht. Ja se si e përshkruan Wikipedia atë që pasoi:
Rebelët udhëtuan nga shtëpia në shtëpi, duke çliruar njerëzit e skllavëruar dhe duke vrarë shumë nga njerëzit e bardhë me të cilët takuan… Historiani Stephen B. Oates thotë se Turner i bëri thirrje grupit të tij që të ‘vrisnin të gjithë njerëzit e bardhë’, pasi mendonte se dhuna revolucionare do të zgjonte qëndrimet e të bardhëve ndaj realitetit të brutalitetit të qenësishëm në mbajtjen e skllevërve. Turner tha se donte të përhapte ‘terror dhe alarm’ midis të bardhëve.
Dhjetra të pafajshëm të bardhë u vranë qëllimisht. Megjithatë, Rebelimi Nat Turner tani zë një vend të nderuar në historinë amerikane”, shkruan Norman Finkelstein. /tesheshi.com/