‘Ti ishe Perëndesha ime, heroina ime”. Kështu e përshkruan vajza 17-vjeçare të ëmën, Fildez Hafizi, e cila u vra ditën e djeshme nga ish-burri i saj.
Përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’, Melisa Hafizi, vajza e gjykatëses së vrarë, ka rrëfyer frikën dhe makthin që bashkë me nënën e saj, kanë pasur.
“Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time. Mami ishte heroina ime, perëndesha im . Ajo është njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe kurrë në këtë Botë s´do të ketë njeri si ajo.
Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që te na hiqte nga ai plera . Pavarësish çdo gjëje ajo fliste mirë për të, pavarësisht çdo kafshërie që kemi jetuar në atë shtëpi. Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime , dashuria ime e parë në këteë Botë.
Kushdo që e njihte e adhuronte kurajon, forcën, inteligjencën, dashurine e saj për jetën dhe zemrën e saj te paster. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi”, që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë. .
Kur të kujtoj mamin tim, unë nuk do qaj por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti . Dhe sado që unë nuk besoj në Zot unë besoj që ajo tani është një engjëll, që na ruan sepse e tille ishte edhe kur jetonte.
Dhe ne do ia dalim do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi femijët e saj . Sepse ajo eshte forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh .
Faleminderit të gjithve që na u gjendet pranë”, shkruan 17-vjeçarja në profilin e saj në ‘Facebook’.
Të enjten gjytarja Fildes Hafizi mbeti e vrarë nga ish-bashkëshorti, një ngjarje kjo e paralajmëruar prej të paktën dy vitesh. /tesheshi.com/