Pas protestës 5-orëshe të opozitës, kryeministri Rama përcolli një mësazh të ndarë në tre pjesë, ku njërën jua kushtoi protestuesve, njërën vlonjatëve, e njërën policisë.
“Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”, shkroi Rama. /tesheshi.com/