Kancelarja gjermane Angela Merkel sërish shqetësoi dashamirët kur u pa duke u dridhur gjatë një ceremonie që po mbahej në Berlin. Shqetësimet për probleme shëndetësore vijnë tetë ditë pas një incidenti të ngjashëm.
Merkel u kap nga kamerat në një gjendje jo aq të mirë, ku shihej duke i afruar pranë vetes duart që i dridheshin pa kontroll. Gjendja i zgjati rreth 2 minuta, dhe asaj iu ofrua një gotë ujë por që refuzoi ta pinte.
Zëdhënësi i saj tha se zonja Merkel do të nisej për Japoni, siç ishte planifikuar.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA tha se pavarësisht nga moti shumë i nxehtë, ishte mjaft freskët në ceremonisë në Bellevue Castle, ku Presidenti Frank-Walter Steinmeier po prezantonte Ministrin e Drejtësisë Christine Lambrecht.
Merkel mban reputacionin për qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, ku gjatë diskutimeve intensive në orët e vona është në gjendje të jap zgjidhje për problemet kyçe të Evropës. /tesheshi.com/