Qeveria gjermane planifikon të fillojë integrimin e imigrantëve të ardhshëm edhe para se të transferohen në Gjermani, sipas një takimi të kabinetit të Angela Merkel të mërkurën.
“Edhe para emigracionit, ne duhet të vendosim udhëzime për integrim pas mbërritjes në Gjermani,” tha Komisioneri Federativ i Integrimit Annette Widmann-Mauz pas një takimi të kabinetit në të cilin u pranua një pjesë e të ashtuquajturit “Plani i Veprimit për Integrimin Kombëtar”.
Plani i Veprimit parashikon masa për integrimin e emigrantëve të ardhshëm që fillojnë në vendet e tyre të origjinës, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mësimin e gjermanishtes dhe sigurimin e një informacioni gjithëpërfshirës për jetën në Gjermani.
“Kjo është për të parandaluar, ndër të tjera, krijimin e pritshmërive të rreme për jetën në Gjermani”, tha Widmann-Mauz.
Përveç qeverisë, projekti përfshinte gjithashtu shtete federale dhe anëtarë të shoqërisë civile, organizata shoqërore dhe 75 shoqata migrantësh.
Miratimi i Planit të Veprimit për Integrimin Kombëtar është pjesë e përgatitjeve për futjen e Ligjit për punësimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili hyn në fuqi më 1 mars të këtij viti.
Për herë të parë që nga vitet 1970, ky ligj do të lejojë imigrimin sistematik të profesionistëve dhe punëtorëve të aftë nga vendet jo të BE-së.
Tregut gjerman të punës i mungojnë mbi një milion punëtorë dhe 250,000 vende pune aktualisht janë krijuar vetëm në sektorin artizanal.
Kancelarja gjermane tha në Samitin mbi Ligjin për Emigracionin e Punëtorëve Profesionistë në dhjetor se emigracioni është i nevojshëm për të ruajtur prosperitetin në Gjermani.
Ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kritikuar tashmë synimet e Angela Merkel për ta shndërruar Gjermaninë në një vend emigrant, duke përkeqësuar kështu problemet aktuale.
“Tani do kemi krijimin e shoqërive paralele; martesat që fëmijëri, vrasjet për nder”, tha Baetrix von Storch, një nga emrar kryesorë të AfD. /tesheshi.com/