Angela Merkel dërgon në Tiranë dy emisarë të nivelit të lartë si një përpjekje finale për të zgjidhur krizën e krijuar nga PD-ja që ka hyrë në çadër që prej dy muajsh.
Bëhet fjalë për një socialdemokrat që është zv.kancelari dhe ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel që vjen të hënën, por edhe një zyrtar i lartë i CDU-së, partisë së Merkelit, i cili drejton komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister.
Konfirmimi për vizitën e kreut te komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian, vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryetaren e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu në Bruksel.
Vetë Bregu ka shmangur komentet për takimet në Bruksel, por mesa duket ndërhyrja e ndërkombetarëve ka qenë në qendër të vizites në Bruksel. /tesheshi.com/