Klubet e futbollit në të gjithë botën shpenzuan 1.15 miliardë dollarë për transferimet e janarit.
FIFA ka lëshuar një raport mbi transferimet në botën e futbollit të bëra nga 1 janari deri më 31 janar të këtij viti.
Raporti është krijuar duke përdorur Sistemin e Analizës së Transferit ITMS.
Raporti thotë se janë bërë 4,108 transferime në botën e futbollit muajin e kaluar, me 6.6 përqind rritje nga numri i transferimeve të bëra në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Klubet shpenzuan 1.15 miliardë dollarë për këto transferime, duke u rritur 4.3 përqind nga viti i kaluar.
Pesë “Ligat e Evropës”, të përbëra nga Premier League angleze, La Liga spanjolle, Seria A italiane, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze, tradicionalisht fitojnë më shumë para në transferime, gjë që u konfirmua dhe kësaj here.
Pjesa e tyre në numrin e transferimeve të realizuara në janar është 14.1 përqind, ndërsa në shpenzimet totale është 71.8 përqind. /tesheshi.com/