Futbollisiti i talentuar i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj i ka uruar suksese kombëtares kuqezi, pasi ai ndodhet prej kohësh i dëmtuar në këmbë.
Me anë të një mesazhi në Facebook Mavraj cili do të mungojë mbrëmjen e sotme për shkak dëmtimi ka inkurajuar kuqezinjtë.
“Shqiponja ka hapur krahët, le të fluturojmë drejt ëndrrës! Me Zotin dhe besim do ktheheni me Fitore në vendin e shqipeve! Fitorja sonte inkurajim per sfidat e radhes”, shkruan Mavraj.