Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Media e (pa)prangosur e Kosovës – ç`halle kanë gazetarët

by te Sheshi
05/05/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Media e (pa)prangosur e Kosovës – ç`halle kanë gazetarët

Nga Shkëlzen Rrecaj

Kosova është një vend ku ka gazetarë të mirë të cilët hulumtojnë dhe nxjerrin në pah mashtrime dhe dallaveret që e dëmtojnë interesin publik. Por, ka edhe të atillë që janë shërbyes të pushtetit, të ndonjë partie të caktuar apo biznesi që i financon ato.

Me fuqinë e lirisë së shtypit vjen edhe përgjegjësia. Liria e shtypit duhet të ketë edhe aspektin etik. Gazetarët duhet të jenë të përgjegjshëm që të mos botojnë shkrime pa fakte, lajme të rreme, shpifje të qëllimshme, emra të dëshmitarëve, fotografitë dhe të dhënat personale, të cilat do të mund të shkaktonin frikë për jetët dhe familjet e tyre dhe ta trondisin opinionin publik deri në atë masë sa ta pengojë drejtësinë. Aktet e tilla i de-motivojnë njerëzit që të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet gjyqësore, ndërsa institucionet janë duke u përpjekur shumë që t’iu besohet ky bashkëpunim. Që të funksionojë kjo duhet të ketë debate të hapura dhe të mirëfillta. Po ashtu duhet të ketë hapësirë për gazetari hulumtuese.

Por si është gjendja e lirisë së shtypit në Kosovë?

Raporti i fundit i publikuar nga Freedom House për lirinë e shtypit e renditë Kosovën në vendin e 100, ndërsa vendet e rajonit janë si vijon: Maqedonia në pozitën numër 125, Bosnja 108, Shqipëria 97, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Në përgjithësi, organizata me seli në Shtetet e Bashkuara vlerëson se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2014 në pikën më të ulët në më shumë se dhjetë vjet.

Freedom House thotë se Bjellorusia, rajoni i Krimesë i aneksuar nga Rusia, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani janë në mesin e dhjetë vendeve dhe territoreve që kanë vlerësimet më të ulëta për lirinë e shtypit. Në krye të listës së vendeve të lira radhiten Norvegjia, Suedia dhe Belgjika.

Zekirja Shabani

Lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen gazetarët ne morëm një prononcim nga Zekirja Shabani, Kryetar i Asociacionit i Gazetarëve të Kosovës, i cili për portalin tesheshi.com deklaroi: “Kosova vazhdon të mbetet vend me liri të përgjysmuara, apo pjesërisht i lirë, siç edhe paraqitet në raporte të ndryshme. Fatkeqësisht shton ai, se rritja e numrit të kërcënimeve, sulmeve, shantazheve e pengesave tjera në punën e gazetarëve është një dëshmi se të bërit gazetari në Kosovë nuk është aspak e lehtë. Vitin e kaluar kemi pasur të raportuara 24 raste të kërcënimeve që është një shifër alarmante krahasuar me vitet paraprake kur kanë qenë 15-17 raste për vit. Edhe më shqetësues është trendi i këtij viti, pasi vetëm nga janari deri më tani kemi të raportuara 6 raste të kërcënimeve dhe pengimit të gazetarëve. Edhe raporti i fundit i Freedom House e paraqet Kosovës si pjesërisht e lirë, që nënkupton se edhe gazetarët nuk janë plotësisht të lirë në punë e tyre. Kjo për shumë arsye. Duke filluar nga gjendja e rëndë financiare me të cilat përballen mediat ne vend, mungesa e funksionimit të rendit dhe ligjit, si dhe sistemi edukativo-arsimor.”

Problem tjetër sipas tij është se një numër i madh i kolegëve gazetarë punojnë në medie pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë. Madje shpesh edhe u vonohen pagat për muaj të tërë dhe nuk kanë kushte elementare për punë.

Në pyetjen se sa angazhohet asociacioni që ai drejton përkitazi me përmirësimin e kësaj gjendjeje, ai u përgjigj: “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjithnjë angazhohet në avancimin e kushteve të punës për gazetarët dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë duke avokuar tek institucionet përgjegjëse. Tashmë kemi themeluar zyrën ligjore në kuadër të AGK-së, e cila do të jetë në dispozicion të gazetarëve me këshilla dhe përfaqësim juridik 24 orë 7 ditë në javë. Shumë shpejtë do të themelohet departamenti për aftësim profesional dhe ai sindikal në kuadër të AGK-së, në mënyrë që t’u ofrohet mundësi më e madhe për kolegët të cilat kanë nevojë të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të kenë një adresë për të adresuar shqetësimet për padrejtësitë që u bëhen në vendin e punës deklaron për tesheshi z. Shabani.

muharrem saraxholli

Në anën tjetër Kryetari i Qendrës së Gazetarëve të Ekonomisë së Kosovës Muharrem Saraxholli shprehet për portalin tesheshi.com se liria e shtypit në Kosovë sipas raportit të Freedom House është përkeqësuar. Posaçërisht në vitin e kaluar janë raportuar shumë presione e kërcënime ndaj gazetarëve. Sipas tij: “Në këtë vit është raportuar për një tentim censurimi ndaj një portali privat, pas publikimit të një dokumenti të Njësitit të Inteligjencës Financiare, sipas të cilit dokument i nominuari i atëhershëm për kryeprokuror të Shtetit, Aleksandër Lumezi kishte qarkulluar qindra-mijëra euro.”

Ndër tjera tregon së në këtë vit një grup i gazetarëve kanë raportuar për censurë në Televizionin Publik. Konsideroj se presionet e tilla janë të papranueshme në një shoqëri që pretendon të hyjë në familjen evropiane: “Gazetarët ballafaqohen edhe me një presion të heshtur nëpër mediumet private, për mospublikimin e ndonjë artikulli, posaçërisht nëse bëhet fjalë për ndonjë artikull me tone kritike ndaj ndonjë kompanie e cila në një formë sponsorizon mediumin përmes marketingut. Zakonisht kjo ndodhë edhe në raport me partitë politike, nëse një medium i caktuar është përkrahës i një partie të caktuar”, shprehet z. Saraxholli.

Ai konsideron se shteti i Kosovës duhet të sigurojë një ambient të sigurt për gazetarët, gjyqësia të jetë efikase duke i gjykuar drejt kërcënuesit, kërcënuesit t’u drejtohen organeve kompetente, kurse gazetarët e mediumet të jenë etike dhe profesionale. Vetëm në këtë formë edhe liria e shtypit në vend do të shkonte duke fituar hapësirë më të madhe.

Tema e lirisë së medieve në Kosovë vazhdon të jetë pjesë e debatit publik. Përkundër gatishmërisë së deklaruar të institucioneve publike për t’u përballur me sfidat në lidhje me lirinë e medieve, ajo akoma vazhdon të mbetet e nënshtruar ndaj kërcënimeve dhe dhunës. Në anën tjetër, profesionalizmi në sferën e mediave në Kosovë vuan në masë të konsiderueshme nga mungesa e stimujve që do të siguronin zhvillimin e saj të ngjashëm me ato të botës së përparuar. Edhe pse ‘pushteti i katërt’ në Kosovë gjatë dekadës së fundit ka mbijetuar përkundër kushteve të vështira ekonomike, nevojitet përkushtimi i tre pushteteve paraprijëse dhe shoqërisë civile për ta ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm në mënyrë që të kemi zhvillim të përgjithshëm të shoqërisë dhe përdorim të plotë të lirisë nga të gjithë anëtarët e saj. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
KËSHILLA LEXIMI/ Agim BAÇI: Valsi i dashurisë për Liri (Shënime për romanin “Valsi i lumturisë” i Ylljet Aliçkës)

KËSHILLA LEXIMI/ Agim BAÇI: Valsi i dashurisë për Liri (Shënime për romanin “Valsi i lumturisë” i Ylljet Aliçkës)

“Dosja Shkodra”, e djeshmja dhe e sotmja e zgjedhjeve lokale – “Injorohet” Papa Françesku: diferenca të mëdha në përfaqsimin fetar

“Dosja Shkodra”, e djeshmja dhe e sotmja e zgjedhjeve lokale - “Injorohet” Papa Françesku: diferenca të mëdha në përfaqsimin fetar

Greqi, incident i rëndë në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur

Greqi, incident i rëndë në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

20/05/2025
Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Kina prezanton armën e tmerrshme revolucionare

Kina prezanton armën e tmerrshme revolucionare

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni