Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

    Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

    Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

    Zyrtari serb, me gjuhë perëndimori ndaj UÇK-së

    Mbytjet në sezon: vija bregdetare greke si varr!

    Bloomberg: Pse Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë dëmshpërblim nga Murdoch?

    Verdikti i drejtësisë franceze për këtë libanez pro-palestinez

    Refuzimi nga Shqipëria për qendra emigrantësh, Londra josh Shkupin

    Izraeli godet fortesën katolike në Gaza

    Izraeli godet fortesën katolike në Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KËSHILLA LEXIMI/ Agim BAÇI: Valsi i dashurisë për Liri (Shënime për romanin “Valsi i lumturisë” i Ylljet Aliçkës)

by te Sheshi
03/05/2015
in Libra, Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
KËSHILLA LEXIMI/ Agim BAÇI: Valsi i dashurisë për Liri (Shënime për romanin “Valsi i lumturisë” i Ylljet Aliçkës)

Kur të vjedhin buzëqeshjen dhe ëndrrën, nuk ke pse të habitesh kur të kërkojnë të të ndalnin edhe lotin. Ylljet Aliçka ka vijuar përmes penës së tij t’i kushtohet humbjes së penelatave të njerëzores nën diktaturë. “Valsi i lumturisë” nuk është veçse ëndërrimi mes anëtarëve të familjes Tota (historia aludon për familjen Popa, e cila, menjëherë pas vdekjes së diktatorit Hoxha, tronditi sistemin teksa kapërceu hekurat e Ambasadës Italiane, për të qëndruar aty për pesë vite me radhë, deri sa diktatura të rrëzohej). Dhe nuk është kursyer në përshkrimin e tij për të sjellë fundin e fundmë – atë kur të përcaktojnë “cilësinë e lotit”. Dhe sistemit që nuk i ka pranuar kurrë pjesë të vetën, nuk i duhen as lotët e atyre që “nuk qajnë si ata”.

“T’i thuhet e vërteta: Udhëheqësi i lartë i Partisë nuk ka nevojë për lotët e tu. Kurseji lotët kur të vdesë ndonjë borgjez, apo pipino fashist, kështu i thuaj!” (Ylljet Aliçka “Valsi i lumturisë”, f.9, Toena).

Pas kësaj gjithçka është humnerë. Nuk vijon më asgjë. Loti është kufiri i fundmë që ruan njeriun. Kur atë ta përcaktojnë, t’i japin të tjerët emër, ta refuzojnë, do të thotë se je vonë për të ikur diku tjetër, qoftë edhe në “atë botë”. E ndoshta për shumë nga ata që e kanë jetuar atë kohë, mund ta kujtojnë se deri ku arrinte të të përcaktonte Partia. Por kjo është më shumë se sa “të kujtojmë thjesht”. Letërsia nuk e ka braktisur kurrë të shkuarën e Njeriut ndaj dhe kjo prozë vjen përmes nevojës për të njohur atë që mund të ndodhë, nëse nuk dimë të lexojmë se deri ku mundet të udhëtojë gabimisht njeriu.

Në fakt, sapo hap faqet e para të librit ndeshesh me të pamenduarën. Njëra nga motrat duhet të flirtojë me një të partisë apo sigurimit që t’i besohet të qajë në varrimin e “Të Madhit”. Po nuk e bën. Dhe bashkërisht vendosin të bëjnë të pabërën. Përmes një momenti krejtësisht shokues për “vigjilentët” ata, duke përdorur gjuhën italiane të cilën e zotëronin mirë, kapërcejnë si turistë gardhin e Ambasadës Italiane në Tiranë. Por nuk ishin thjesht hekura që ndanin një rrugë dhe një oborr. Ishin dy botë, edhe pse çuditërisht milimetra larg njëra-tjetrës.

Por jeta nuk ka llogaritur shumë surpriza pozitive. As koha nuk duket se ecën. Ylljet Aliçka ka përshkruar çastet kur dikujt i duhet të përballet me ëndrrën. A është e vërtetë? Për Totajt Liria vlen më shumë se gjithçka. Por kur mbërrijnë atje ku menduan, asaj ia kanë marrë shkëlqimin. Ka ngelur vetëm pjesa e parë të ëndrrës, që nuk do të jetojnë më asnjë ditë nën diktaturë. Por nis përpara tyre “diktatura e së përditshmes”. Ndonjëherë shkaktare e madhe e të gjitha ndjesive. Edhe atje ku mendojmë se përmes Lirisë mund të bëjmë gjithçka. E megjithatë ia vlen, qoftë edhe për të vdekur.

Nuk është thjesht një homazh për diktaturën. Është një homazh për atë që nuk e zhbëmë dot siç duhet. Dhe kur përplasemi me gjithë furinë e dëshirave drejt ëndrrës sonë, mundet që të këputemi në gjunjët e realitetit të parë. Totajt, përmes penës së Aliçkës, udhëtojnë drejt “Lirisë që duhet ta administrojnë me të tjerë”. Atje ku përditshmëria ka tekat e veta. Kur heronjtë marrin trajta të ndryshme. Po ku është Njeriu? Është diku më shumë sesa një kërkesë në Liri. Është dinjitet. Është ngritje pas rrëzimit. Por ëndrra i ka lodhur Totajt e Aliçkës. Dhe arrijmë në pyetje pa fund, por ndoshta të vetes, që na duhet t’u përgjigjemi fuqishëm dhe pa u ndalur: A do të dimë ta lexojmë fatin tonë?

Aliçka vjen përmes një stili që duket gati si skenar, e të shtyn drejt imagjinatës thuajse po sheh një film. Ankthi duket se “ia mban” dorën në përshkrim. Gjithçka duket sikur nxiton. Është një tekst që ndalet vetëm kur personazhet nisin të kenë punë me shpresën.

“Totat e përfituan statusin politik pas dy vitesh në Itali, kohë kjo e mjaftueshme për të kuptuar se nganjëherë plakja e qenieve njerëzore ecën më shpejt se koha”. (Ylljet Aliçka “Valsi i lumturisë”, f.176)

Related Posts

Druze: cila është kjo pakicë në Lindjen e Mesme me rol politik në Liban, Izrael dhe Siri?
Kryesore

16/07/2025
Boomerang-u: rrumpallhaneja e llojit Rama
Kritikë

Boomerang-u: rrumpallhaneja e llojit Rama

15/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
“Dosja Shkodra”, e djeshmja dhe e sotmja e zgjedhjeve lokale – “Injorohet” Papa Françesku: diferenca të mëdha në përfaqsimin fetar

“Dosja Shkodra”, e djeshmja dhe e sotmja e zgjedhjeve lokale - “Injorohet” Papa Françesku: diferenca të mëdha në përfaqsimin fetar

Greqi, incident i rëndë në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur

Raidue, emision special për investimet italiane në Shqipëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

19/07/2025
Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

19/07/2025
Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

19/07/2025
Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

19/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni