Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MEDIA/ Debatet në ekranet shqiptare: si nisën e ç'(nuk)ofrojnë sot

by te Sheshi
02/01/2020
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
MEDIA/ Debatet në ekranet shqiptare: si nisën e ç'(nuk)ofrojnë sot

Debatet televizive, ato ku dominon politika, duket se janë më të ndjekurat nga shqiptarët. Filmi, teatri, apo dhe spektakli, duket se janë ndërfutur pikërisht te studiot e atyre që mund të quhen kacafytje verbale, në vend të dialogimeve normale.

Por çfarë i përbashkon apo i veçon ato, si dhe moderatorët e tyre?

Formati pothuajse është njësoj, në kuptimin minzaskenik. Një moderator dhe ca të ftuar, ku dhe si i përket moderimit, ende nuk mund të thuhet se kush prej tyre veçon për ndonë klas, sidomos në llojin e pyetjeve, apo llojin e tematikës së zgjedhur.

Por le të kalojmë në reviste, edhe si histori, disa prej tyre, më të njohurat.

Opinioni i Fevziut – është i pari që starton Talk Show-t e politikës. Nisi që pas ngjarjeve dramatike të 97-ës, ku i pari i ftuar ka qenë ish-ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali. Në fillim në RTSH e më pas në Klan. Që ahere, Opinioni vijon pa ndëprerë, e padyshim është ndër më të ndjekurit. Jo se profesionalisht është më i arriri, por sepse ka peshën e një tradite, e se gjithsesi, Fevziu ka ditur e ka mundur ta mbajë të mbërthyer audiencën, edhe duke provokuar sherre e përplasje, në përgjigje të gustos shqiptare. Pa ia ngrënë hakun, ka intervistuar ndër vite edhe emra me peshë, ndërkohë që aty, te studio e tij,u ballafaquan Nano e Berisha dikur, e vetmja përplasje big-ësh në TV.

Defektin më të madh ka hyrjen e çdo emisioni, me një kantilenë të tmerrshme krijuar nga impostimet me zë koke, kur, edhe kur tema është e tipit limonadë – fjala vjen do flitet për modelet e flokëve të grave – stand up-i i Fevzos përcjell një ndjenjë alarmi për atë që pritet të diskutohet.

Pas tij qe Rudina Xhunga me Dritare-n e saj. Ndryshe nga Fevzo që e nisi gazetarinë direkt në studio si moderator debatesh, Xhunga vinte nga reportazhi. Ndër penat më të talentuara të kohës, ajo kaloi në studio me një hapësirë debati sipas modelit të Opinion-it. Edhe ajo në fillim në RTSH-në, por që pas një përplasjeje më Ed Mazin, drejtorin e atëhershëm, kalon te Top Channel. Po me Dritare-n e saj, duke i qëndruar Fevziut si rival të drejtpëdrejtë audience në të njëjtën fashë orari: e enjte, ora 21.

Kjo, deri në 2006, kur në zhanrin e moderimit, në TCH, futet Sokol Balla. Ky i fundit vendos të jetë ai sfiduesi i Opinion-it, duke e zhvendosur Dritare-n të hënën në orën 21.00.  Xhunga mbetet pa sfidues, pasi ishte dhe një kohë kur debatet nuk ishin kaq të përhapura. Ky kalim nga e enjtja në të hënë e Xhungës, ku nga një bëhen dy Talk Show në një ekran, përfshirë dhe Top Show-n e Dudushit, pra tre, e detyron që të rend dhe drejt tematikave më soft, por që ishin për terren e jo për studio.

Ndërkohë, Sokol Balla që e nis Top Story-n me Anthulla Rrapin që akuzonte Kadarenë për çmendjen e të birit, nis e merr prestigj dalëngadalë, duke i hequr jo pak audiencë Fevziut. Sepse Balla, ndryshe nga Fevziu, imponohej dhe me karrierë gazetareske më të pasur se njeriu i Opinion-it. E ndryshe nga Fevziu, Balla arrinte, siç arrin dhe sot, të mbajë frerët e të ftuarve, e falë një qetësie e racionalieti, arrin të ofrojë komoditetin e të kuptuarit se çfarë thuhet nga të ftuarit.

Këta pra mbajtën peshën kryesore ndër vite, e kush erdhi pas tyre nuk mundi t’i konkurojë me ndonjë risi imponuese.

Sot, të tilla debate janë shtuar, por që veç titujve nuk ofrojnë asgjë ndryshe. Kjo dhe nga pikëpamja e të ftuarve, ku përgjithësisht janë po ato, një skotë individësh që rendin nga një studio në tjetrën. E paralel me këtë, edhe gama e pyetjeve është po njësoj.

Bie në sy fakti se Ora News ka tre hapësira debati, me Artur Zhejin, Sonila Meçon e Dritan Hilën.

Dy të parët veçojnë për titujt e politizuar. Pra, që në krye të herës pozicionohen politikisht që me mënyrën e artikulimit të temës. U aplikua kjo nga Ylli Rakipi te TPZ-ja e tij, e cila sot nuk është më. Pavarësisht parapëlqimeve politike që mund të kenë patur Fevziu, Balla dhe Xhunga, asnjë prej tyre nuk ka lënë trashësisht të kuptuar se ç’kahje mban. Ndërkohë kjo ndodh te “360 Gradë” dhe “Tempora”. Sa i përket aspekteve të tjera profesionale, mungon çdo risi, e që të dy, si Zheji e si Meço, kanë si asete vetëm afirmim publik ndër vite, pa ndonjë historibërje personale në gazetari.

Po kështu dhe Dritan Hila, i cili nisi të afirmohej në publik vite më parë si trajtues tematikash politike në pozicion diplomati, e sot bën moderatorin e një debati pas një karriere të shkurtër politike si zv/ministër Mbrojtjeje.

“Arena” nuk ka asgjë ndryshe nga debatet e tjera, siç dhe ai vetë nuk ofron asgjë të ndryshme, për të mos thënë imponuese.

Por po te Ora News, deri pak kohë më parë qe Ilva Tare. Një gazetare që ndryshe nga shumë emra të tjera ka bërë histori në gazetari. Eshtë dalluar te ajo një kurajo për pyetje me spec, por dhe një finesë në moderim. Kurrë nuk ka dhënë të kuptuar se ç’kahje politike mban.

Ndërkohë, Top Channel ia ka besuar debatin në fashën më të ndjekur Eni Vasilit. Eshtë e vetmja gazetare për të cilën Arian Çani vlente dhe si analist, duke e patur, deri kohë më parë, ndër të preferuarit e saj. Sot, e ka zëvëndësuar Çanin me Paskal Milon, duke e ftuar në tema politike pa lidhje as të drejtpëdrejta as të tërthorta me njeriun që prej kohësh e ka mbyllur ciklin politik si aktor i saj, e, duke mos ofruar as ndonjë analizë të thellë prej “mendjeje të vyer” në këtë fushë, do vlente vetëm për tema historike, aty ku njihet më së shumti. Ngjashëm, Vasili bën dhe përzgjedhje të tjera individësh që mund të kenë status “miku”, por jo domosdoshmërisht janë më të duhurit në lidhje me temën. Artikulimi gazetaresk lë për të dëshiruar, po ashtu dhe stili i moderimit. Thjesht nuk del mbi të zakonshmen. Por emisioni i saj kushtuar fatit të Alvinit në kampin Al Hol, ishte ndër më mbresëlënësit e vitit që shkoi.

Të tjerat më pas, në ekrane të tjera, kanë mbetur periferike, pa shenja të dallueshme, krejt imitative dhe pa kreativitet.

Në një farë mënyrë, janë pasyqrim edhe i cilësisë se ulët të debatit, si dhe i zakonshmërisë deri në mërziti të të ftuarve dhe artikulimeve të tyre rutinore, ku zanokisht thuhen shumë gjëra, duke mos u thënë asgjë.

Kampionë nga politika si bredharakë nëpër studio, janë Spartak Ngjela e Dashamir Shehi. Njëherësh dy nga politikkanët më të dështuar ndër vite. /tesheshi.com/        

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Ushtria turke, gati për të shkuar në Libi

Ushtria turke, gati për të shkuar në Libi

Urim nga Tirana drejt Zagrebit: negociatat u çelshin me ju!

Urim nga Tirana drejt Zagrebit: negociatat u çelshin me ju!

Ngjitje alpine: adoleshenti bie nga 150 metra lartësi, ia hedh me një këmbë të thyer (video)

Ngjitje alpine: adoleshenti bie nga 150 metra lartësi, ia hedh me një këmbë të thyer (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni